Nga prishja e qetësisë te zaptimi i plazhit publik, procedohen penalisht 3 persona në Ksamil

Policia e Sarandës ka evidentuar 2 raste të ndotjes akustike që shkaktohej nga muzika e lartë në dy lokale, në Ksamil. Si pasojë 2 administratorët e këtyre subjekteve janë gjobitur, ndërsa janë sekuestruar pajisjet që gjeneronin muzikë.

Po ashtu evidentohet dhe një rast i pushtimit të një hapësire publike në bregdetin e Ksamilit dhe i përdorimit të saj për qëllime fitimprurëse. Procedohet penalisht 54-vjeçari që kishte zënë hapësirën publike duke vendosur 30 çadra dhe 60 shezlongë dhe që fshihte të ardhurat që përfitonte.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrollove në zonat bregdetare, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, bazuar dhe në ankesat e marra nga qytetarët, kanë evidentuar 2 raste të prishjes së qetësisë publike nga muzika e lartë në lokale dhe një rast të pushtimit të një hapësire publike në bregdet, në Ksamil.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto 3 raste janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-K. Gj., 27 vjeç, banues në Korçë dhe E. H., 20 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”;

-D. M., 54 vjeç, banues në Ksamil, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Pajisjet që gjeneronin muzikën e lartë, 30 çadrat dhe 60 shezlongët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Arena e Lajmit


Nga prishja e qetësisë te zaptimi i plazhit publik, procedohen penalisht 3 persona në Ksamil

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook