Inter, Darmian: Po përgatitemi mirë për sezonin e ri, duam të fillojmë fuqishëm

Mbrojtësi i Interit, Matteo Darmian ka folur për mediat në prag të sezonit të ri të Interit.

“E vërteta është se ne po bëjmë një punë të mirë. Jemi në fillim të rrugëtimit, por duhet të jemi gati menjëherë. Të gjithë kemi një qëllim në mendje: të mos përsërisim gabimet e vitit të kaluar, duam të fillojmë fuqishëm menjëherë. Dhe ne po përgatitemi për këtë, ia thamë njëri-tjetrit në dhomat e zhveshjes.

Jemi të lumtur, por ka gjëra për të përmirësuar. Por unë pashë arsyetimin e duhur te shokët e mi, madje edhe te të ardhurit që treguan menjëherë disponueshmëri të madhe për të bërë mirë. Na takon ne t’i integrojmë ata në mënyrën më të mirë të mundshme” – Tha ai.

()

Arena e Lajmit


Inter, Darmian: Po përgatitemi mirë për sezonin e ri, duam të fillojmë fuqishëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook