Skenar i bujshëm në Premier Ligë, Siti dhe Liverpuli mund të luajnë një finale për titullin

Liverpuli dhe Mançester Siti mund të luajnë një finale të paprecedentë për të vendosur fituesit e titullit këtë sezon në Angli, vetëm 3 ditë përpara finales së Champions-it.

LIVERPUL SITI

Siti kryeson +3 pikë në 3 javët e mbetura. Në rast barazimi pikësh pas javës së 38-të, atëherë rregullorja e Premier Ligës e përcakton renditjen përfundimtare nga golavarazhi i përgjithshëm, i cili është në favor të “Qytetarëve” për momentin +4.

Por në rast se deri në javën e fundit do të kemi edhe aty barazi totale, atëherë rregullorja parashikon që të vendoset nga rezultati i përballjeve direkte gjatë sezonit. Por në këtë rast, kemi barazi totale, sepse si në “Anfield” ashtu edhe në “Etihad” ndeshjet kanë përfunduar me të njëjtin rezultat, 2-2. Në këtë mënyrë, shtohen shanset për të pasur “play off”-in e parë në historinë e Premier Ligës.

Shefat e Premier Ligës nuk kanë bërë ende asnjë plan për diçka të tillë, por data më e mundshme në rast të një skenari të tillë do të ishte e mërkura e 25 majit, 3 ditë përpara finales së Champions-it në Paris, ku Liverpuli do të përballet me Realin e Madridit. Por pikërisht për këtë arsye ajo mund të spostohet në datën 8 qershor, 17 ditë pas ndeshjes së fundit të sezonit.

Arena e Lajmit


Skenar i bujshëm në Premier Ligë, Siti dhe Liverpuli mund të luajnë një finale për titullin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook