Cili ishte veprimi i parë i Feros pas lirimit nga paraburgimi?

Pak javë më parë, Fero dhe partnerja e tij, Arbenita Ismajli, ishin qendra e vëmendjes së mediave rozë dhe rrjeteve sociale, teksa modelja denoncoi reperin në Polici për dhunë fizike dhe kërcënim, me këtë të fundit që u arrestua nga autoritetet dhe sic u bë me dije, qëndroi në qeli pasi ju dha masa e paraburgimit për 30 ditë.

Megjithatë duket se Gjykata ka vendosur që hetimi dhe gjykimi i reperit të vazhdojë në gjendje të lirë, pasi Fero është liruar nga qelia dhe veprimi i parë që ka bërë është rikthimi në rrjetet sociale, pra në Instagram.

Kështu, duke ripostuar një foto nga një miku i tij, i cili i uron mirëseardhjen, reperi bën me dije se është liruar dhe rikthyer, megjithëse një reagim të tij në platformën sociale e patëm edhe kur ai ndodhej ende në qeli, një përgjigje për të gjitha akuzat publiek nga Arbenita.

Cili ishte veprimi i parë i Feros pas lirimit nga paraburgimi?

Tashmë, ish-cifti, do të përballen në Gjykatë, jo vetëm për akuzat që rëndojnë ndaj Feros, por edhe për kujdestarinë e vajzës së tyre, Ninës, teksa është bërë me dije nga të dy, në mënyrë direkt dhe indirekte, se do të luftojnë për vajzën.

Cili ishte veprimi i parë i Feros pas lirimit nga paraburgimi?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook