Shpërndante doza kanabisi në zonat bregdetare, në pranga një 28-vjeçar në Sarandë

Një 28-vjecar është vënë në pranga nga policia e Sarandës pasi shpërndante doza kanabisi në zonat bregdetare. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Parts 15”, u arrestua në flagrancë shtetasi R. O., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i plote

Kapet dhe vihet në pranga një 28-vjeçar që shpërndante doza kanabisi, në zonat bregdetare. Sekuestrohen një sasi kanabisi e ndarë në doza të gatshme për shitje, një peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza, në zonat urbane dhe ato bregdetare, kanë finalizuar një tjetër operacion për goditjen e një rasti të kësaj veprimtarie kriminale dhe për kapjen e autorit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Parts 15”, u arrestua në flagrancë shtetasi R. O., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në automjetin e tij, janë gjetur 28 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një shumë parash, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Arena e Lajmit


Shpërndante doza kanabisi në zonat bregdetare, në pranga një 28-vjeçar në Sarandë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook