Milionat e sheikëve shqetësuan Klop dhe Guardiolën, Premier Liga i kërkon ndihmë FIFA-s

Apeli i Jurgen Klop dhe Pep Guardiolës duket se nuk do të bjerë në vesh të shurdhër. Të dy trajnerët u shprehën të shqetësuar për milionat që qarkullonin nga Arabia Saudite dhe se si kjo mund të ndikonte në mënyrë direkte skuadrat përkatëse.

Të dy trajnerët theksuan se shqetësimi më i madh ishte se merkato e verës në Arabinë Saudite mbyllet më 7 shtator, disa ditë pas asaj të kampionateve kryesore në Europë, mes të cilave edhe Premier Liga. Klop dhe Guardiola ngritën pikëpyetje se çfarë mund të ndodhte nëse yjet e skuadrave të tyre do të tundoheshin nga ofertat e sheikëve arabë në ditët pas mbylljes së merkatos në Angli, kur nuk kishte mundësi për t’i zëvendësuar.

Sipas mediave angleze, ky shqetësim do të diskutohet në mbledhjen e radhës të klubeve të Premier Ligës, me idenë për t’iu drejtuar FIFA-s me një kërkesë zyrtare. Organizatës ndërkombëtare do t’i kërkohet që të kufizojë merkaton e futbollistëve në Arabinë Saudite duke vendosur mbylljen e saj në nëj periudhë me atë të kampionateve kryesore në Europë, për të mos rrezikuar që të prishet balanca në tregun europian, që është më i rëndësishmi në botë.

Ideja nuk është për merkaton e këtij viti, pasi nuk mund të ndryshojë një dritare e cila është tashmë e hapur, por për atë të edicioneve në vijim. Pasi ndryshe nga Kina, anglezët janë të bindur se interesimi i i arabëve për futbollistët e tyre do të vazhdoje edhe në vitet në vijim dhe nuk do ë jetë një ”flluskë sapuni” siç ndodhi me tregun aziatik./Panorama Sport

Arena e Lajmit


Milionat e sheikëve shqetësuan Klop dhe Guardiolën, Premier Liga i kërkon ndihmë FIFA-s

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook