Pique xheloz për Shakira-Hamilton? Ish-futbollisti merr partneren dhe zhvendosen për të jetuar në…

Ish-bashkëshorti i këngëtares së njohur kolumbiane, Shakira, Xherard Pike së bashku me të dashurën e tij Klara Çia janë zhvendosur për të jetuar në residencën e tij, sipas një burimi për “The Sun”. Banesa që ish-futbollisti ka vendosur që të jetojë me të dashurën thuhet se është e njëjta që ai ka jetuar me këngëtaren gjatë shtatzanisë së saj të parë. Gjithashtu gazetari Pepe del Real tha për “El Programa de Ana Rosa” se kjo është shtëpia e parë që këngëtarja dhe futbollisti kanë jetuar së bashku në Spanjë.

“Shakira jetoi në atë shtëpi në vitin 2012 kur mbërriti në Barcelonë. Për më tepër, fotot e Shakirës teksa po vinte në banesë pasi kishte lindur fëmijën e parë me Pike ishin po në atë shtëpi, e cila ndodhet në qytetin e Kambrils. Është mjaft e sigurt, nuk është pranë detit, por ka shumë privatësi”, – tha Pepe del Real. Teksa shtoi: “Është shtëpia e vjetër e Pique. Nuk është një fole e re dashurie, është një shtëpi që Pike do ta përdorin për të jetuar ose për të kaluar verën me Klara Çia”.

Çifti do të largohet nga apartamenti në qendër të qytetit të Barcelonës dhe do të zhvendoset në rezidencën, e cila është vetëm disa metra larg plazhit, sipas burimit.Kjo lëvizje e Pike vjen menjëherë pasi në rrjet qarkulluan lajme se Shakira shijoi tre darka romantike me Luis Hamilton në vilën e saj në Ibiza.

Arena e Lajmit


Pique xheloz për Shakira-Hamilton? Ish-futbollisti merr partneren dhe zhvendosen për të jetuar në…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook