Asllani ishte protagonisti i javës te Empoli me golin e parë të shënuar në Serinë A me këtë fanellë pikërisht kundër Interit në “San Siro”, në humbjen me përmbysje 4-2 ndaj zikaltërve.
Ditën e sotme Empoli ka publikuar një video në “Instagram”, ku feston golin e Asllanit me një bashkim videosh me golin e tij të parë me skuadrën e të rinjve Butese, kur mesfushori ishte fëmijë dhe luante në fushën stërvitore për të rinjtë “Silvano Buti”.
Empoli ka treguar kështu rritjen e lojtarit, i cili duket se të njëjtat cilësi që tregonte në fëmijëri vazhdon t’i shfaqë edhe në elitën e futbollit italian.
View this post on Instagram
Arena e Lajmit