Gianluca Scamacca ka zbarkuar në Romë për të kompletuar transferimin e tij te Atalanta. Bëhet fjalë për një operacion që pritet t’i kushtojë klubit bergamask rreth 30 milionë euro, para të cilat do të shkojnë në arkat e West Ham.
Qendërsulmuesi i njohur fluturoi nga Londra dhe mbërriti këtë pasdite në aeroportin Ciampino. Testet mjekësore do të kryhen në Romë në klinikën Villa Stuart, përpara se t’i nënshtrohet testeve të tjera në CONI (Komiteti Olimpik Italian).
Scamacca do të firmosë kontratën me vlerë 3.2 milionë euro në sezon, duke u bërë kështu një nga lojtarët që do fitojë më shumë te Atalanta. Sulmuesi italian luajti 16 ndeshje në Angli dhe realizoi 3 gola. Scamacca kërkohej edhe nga Interi.
#Scamacca a Roma, ma solo di passaggio🔥
Il nuovo attaccante dell’Atalanta a Ciampino prima delle visite a Villa Stuart, poi direzione Bergamo #Calciomercato #Atalanta @tvdellosport @AlfredoPedulla @Glongari pic.twitter.com/LzevtOGgZu
— GianluVisco (@GianluVisco) August 5, 2023
()