Kanabisi në repartin ushtarak/ “Skandal i turpshëm”, Berisha: Ushtria e narkoshtetit të Edi Ramës, si ajo e talebanëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me skandalin e kultivimit të kanabisit brenda repartit ushtarak të Zall Herrit.

Berisha shkroi në Facebook se ky është një skandal i turpshëm e i pashembullt në historinë e ushtrisë shqiptare.

Ai shtoi se ky skandal dëshmon shndërrimin e ushtrisë e “narkoshtetit të Edi Ramës që është dhe narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë në narko-ushtri” sikur të ishte ushtri e talebanëve dhe jo ushtri e një vendi anëtar të NATO-s.

Postimi i plotë:

Ushtria e narkoshtetit të Edi Ramës, narko-ushtri.
Në repartin e trupave speciale të Zall Herrit gjenden plantacione me qindra të Kanabis Sativa.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se në repartin ushtarak më të ruajtur të të gjithë ushtrisë shqiptare në territorin strikt të mbrojtur të repartit të trupave elitë të ushtrisë tonë, në Zall Herr janë gjetur plantacione me qindra e qindra rrënjë kanabis.
Partia Demokratike deklaron se ky skandal i turpshëm i pashembullt në historinë e ushtrisë shqiptare, ushtri njëkohësisht e Aleancës së Atlantikut të Veriut, implikon thellë dhe me përgjegjësi të rëndë narkoministrin Peleshi i cili është akuzuar për parcela kanabisi gjatë periudhës që ka qenë ministër bujqësie, shtabin e përgjithshëm, zbulimin, policinë ushtarake shërbimet inteligjente të ushtrisë dhe komandën e rapartit të trupave speciale të Zall Herrit. Ky skandal dëshmon tragjikisht shnëdrrimin e ushtrisë e narkoshtetit të Edi Ramës që është dhe narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë në narko-ushtri sikur të ishte ushtri e talebanëve dhe jo ushtri e një vendi anëtar të NATO-s.
Partia Demokratike e Shqiperisë dënon me forcën më të madhe këtë skandal të turpshëm për ushtrinë, por dhe shtetin shqiptar dhe kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministrit kanabisit Peleshi si dhe vendosjen para ligjit të gjithë përgjegjësve të këtij akti të turpshëm dhe kriminal të shëmtuar.

Arena e Lajmit


Kanabisi në repartin ushtarak/ “Skandal i turpshëm”, Berisha: Ushtria e narkoshtetit të Edi Ramës, si ajo e talebanëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook