Në këtë pjesë të seancës, kur skuadra po kryente vrapimet, një nga lojtarët kryesorë të ekipit, Andi Hadroj shfaq një problem fizik dhe detyrohet të lërë stërvitjen.
Pukjani shihet të jetë mjaft i mërzitur dhe teksa largohet nga fusha vendos dorën në pjesën e kofshës. Pas ndërhyrjes së mjekëve, mbrojtësi qëndron në pjesën e fillimit të tunelit dhe ndjek stërvitjen me mjaft interes e vëmendje.
Situata e tij do të shihet në ditët në vijim, teksa shpresohet të mos ketë diçka serioze.
Fillimisht mjekët kanë parë shenjat e një lodhjeje fizike, por pas një këqyrjeje më të specializuar pritet të caktohet saktësisht se çfarë ka 24-vjeçari.
Jemi vetëm 5 ditë larg nga ndeshja me Valmierën dhe mungesa e Hadrojt do të ishte goditje e fortë për trajnerin Zekiç.
Për momentin, në listën e nisur në UEFA për sfidën me letonezët, Partizani nuk e ka një mbrojtës të djathtë për të zëvendësuar Hadrojn, në rast se shqetësimet nuk e lejon të luajë ndaj Valmierës.
LOJA MBROJTËSE – Në pjesën e tretë të seancës, ndi- hmësit e Zekiçit marrin nën patronazh mesfushorët dhe mbrojtësit, të cilëve u caktohen pozicionet ku do të luajnë dhe mënyra e organizimit.
Thelbi është që të gjithë të jenë në sinkron dhe të lu- ajnë në mënyrë të koordinuar i tëri si ekip në të dyja fazat e lojës./Panorama Sport