Allegri telefonon, Lukaku përgjigjet. Tekniku i “Zonjës së Vjetër” ka zbritur personalisht në fushë, për të bindur sulmuesin belg, më saktë për t’i konfirmuar se e sheh si pjesë të rëndësishme të projektit të tij, pasi nuk duhet shumë për të bindur Lukaku, ish sulmuesi i Interit është gati të transferohet në Torino. Corriere dello Sport, shkruan se pas telefonatës së Allegrit, gjithçka është në dorë të dy klubeve, Chelsea dhe Juve do të takohen sërish këto ditë për të mbyllur shkëmbimin Vlahovic-Lukaku. Londinezët duhet të paguajnë 40 milionë euro kesh, plus kartonin e Lukakut, për të siguruar shërbimet e Dusan Vlahovic.
Ndërkohë, e përditshmja tjetër italiane, La Gazzetta dello Sport, është ndalur te çështja “Chiesa”: “Max na rikthe Chiesa-n”, shkruan La Gazzetta. Trajneri i Juves beson te Chiesa, e sheh si një element të rëndësishëm për projektin e ri, për më tepër që sulmuesi “azzurr” ishte një nga lojtarët më në formë gjatë turneut në SHBA.
Pavarësisht dëshirën se Allegri, e ardhmja e Chiesa-s mbetet e paqartë, pasi për të vijon të interesohet Liverpool dhe disa klube të tjera në Premier League, por së fundmi në skenë ka dalë edhe Al Nassr i CR7.
()