Jo vetëm Mbappe, kjo verë solli për tifozët një tjetër çështje shumë të nxehtë, atë të Harry Kane. Kapiteni i “tre luanëve” mbetet një emër fiks në të përditshmet angleze, ky trend nuk pritet të ndryshojë deri në ditën kur palët do të dalin me një vendim final. Së fundmi, mediat në ishull flasin se Bayern Munich, pavarësisht refuzimit të radhës nga Daniel Levy, nuk ka ndërmend të dorëzohet, por tashmë kanë kaluar në sulm duket i vendosur ultimatum klubit të Tottenham:
“Një shtëpi shumë e madhe në qytet”, shkruan Daily Express në faqen e parë, titull i ngjashëm me Mirror. Dy të përditshmet bashkohen në një pikë, Harry Kane pritet të largohet, me palët që do të gjejnë një akord të shpejtë pasi diferenca mes kërkesës dhe ofertës nuk është shumë e madhe. Bayern ofron 93 milionë euro, plus bonuse, ndërsa Tottenham kërkon 100 milionë euro. Daniel Levy pritet të thyhet këtë herë pasi rrezikon shumë që në 2024 të humbas falas “bomberin” anglez.
()