Në shtëpinë e Napolit nuk e bëjnë gjumin të qetë, kjo pasi klubet saudite vijon të joshin në distancë “bomberin” e Serie A, Viktor Osimhen. Nuk është i qetë as vetë lojtari pasi shumat në tavolinë janë më të vërtetë të çmendura. Së fundmi, klubi i Al Ahli i ofron një kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitojë 175 milionë euro në total, 35 milionë euro neto në sezon. Pavarësisht interesimit të fortë të sheikëve, presidenti De Lautentiis nuk e ka me nxitim, Osimhen është i blinduar me një kontratë deri në 2025, periudhë e mjaftueshme për në negociuar kushtet e kontratës së re.
Al Ahli është gati të përmbush edhe egon e bosit të bluve, mund t’i ofrojnë 200 milionë euro, por De Laurentiis ka refuzuar të futet në negociata në këtë pikë të merkatos pasi starti i sezonit të ri është shumë pranë, nuk i jep shumë kohë për të gjetur një zëvendësues të denjë. Jo vetëm Osimhen, klubi i Al Ahli do të paraqitet këto ditë me një ofertë zyrtare për Piotr Zielinski, me lojtarin që ka një kontratë që i skadon në 2024, ky fakt e bën De Laurentiis të mos jetë komod në negociata.
()