EMRI/ Falsifikoi dokumentet e nxënësve, pezullohet nga detyra drejtoresha e gjimnazit në Pogradec

Drejtoresha e shkollës së mesme Çërravë në Pogradec, 48-vjeçarja Valentina Meçe, është pezulluar nga detyra pasi ka rezultuar se falsifikonte dokumente të nxënësve të kësaj shkolle.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se specialistët e hetimit të Krimeve Ekonomike-Financiave bënë ekzekutimin e masave “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë bënë ekzekutimin e masave “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për shtetasen V. M., 48 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, me detyrë drejtoreshë e shkollës së mesme Çërravë, Pogradec, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente të nxënësve të kësaj shkolle.

()

Arena e Lajmit


EMRI/ Falsifikoi dokumentet e nxënësve, pezullohet nga detyra drejtoresha e gjimnazit në Pogradec

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook