Sot u luajtën ndeshjet e javës së parë të kampionatit maqedonas. Shkëndija triumfoi 0-1 ndaj Voska Sport, në SRC Biljanini Izvori (Ohrid). Goli i vetëm i sfidës mban firmën e Almir Aganspahic, në fundin e ndeshjes.
Kampionët në fuqi, Struga kaloi pa probleme Gostivarin me shifrat 2-0, duke nisur kështu edicionin aty ku e la. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro iu fal golave të Radeskit dhe Jarovic.
Në ndeshjet e tjera, Bregalnica Stip mundi 2-1 Sileks, Vardar u imponua 1-0 në transfertë nga Brera Strumica, ndërsa Tikves fitoi 1-0 ndaj Makedonija GP.
()