I “zhdukur” prej kohësh, emri i Rey Manaj del në Serie A, shans i artë për sulmuesin kuqezi

I “zhdukur” prej kohësh, emri i Rey Manaj del sërish në skenë, aty ku e nisi me futbollin e rëndësishëm, në Itali. Sky Sport shkruan se ekipi i Frosinone, të sapo ngjitur në Serie A, po mendojnë për Rey Manaj si një opsion për të përforcuar fazën ofensive. Sulmuesi kuqezi po kalon momentin më të vështirë në karrierë pasi kalimi i tij te Watford, në Championship, nuk shkoi sipas parashikimeve.

Manaj
Manaj

Që nga shkurti, Manaj ka dalë si lojtar i lirë, por për fat të keq, ofertat serioze për të kanë munguar. Rey është një emër i njohur në rrethin e futbollit italian pasi në karrierën e tij është aktivizuar më disa klube si Inter, Pescara, e Spezia duke realizuar 9 gola. Manaj provoi dhe një aventurë të shkurtër në Spanjë, ku Barcelona bleu kartonin e tij, por u aktivizua vetëm me ekipin e dytë. Frosinone përfaqëson tani një mundësi ideale për Rey Manaj për tu rikthyer edhe një herë në vitrinën e futbollit të rëndësishëm pas një pauze të gjatë.

()

Arena e Lajmit


I “zhdukur” prej kohësh, emri i Rey Manaj del në Serie A, shans i artë për sulmuesin kuqezi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook