Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se nisja e sezonit të Kampionatit Kombëtar “Abissnet Superiore” për sezonin 2023-2024 është shtyrë me një javë.
Sezoni i ri futbollistik ishte planifikuar të niste më datë 19 gusht ndërkohë që pas kërkesës së mazhorancës së klubeve për spostimin e nisjes së aktivitetit me një javë, e cila është marrë në shqyrtim nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, është spotuar për më datë 26 gusht 2023 kur do të zhvillohet dhe java e parë.
Lidhur me këtë ndryshim të kalendarit janë njoftuar edhe klubet pjesëmarrëse në Abissnet Superiore.