U aksidentua në Vorë, efektivja e policisë dy vite më parë u përplas nga kamioni (EMRI)

Efektivja Arta Shurbi mbeti e plagosur ditën e sotme pas një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Vorë. Inspektorja e plagosur është aksidentuar edhe dy vite më parë tek ‘Casa italia”. Ndërkohë mësohet se automjeti që përplasi efektiven drejtohej nga një turist holandez që kishte ardhur në Shqipëri për pushime.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.08.2023, rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore A. Sh., (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

()

Arena e Lajmit


U aksidentua në Vorë, efektivja e policisë dy vite më parë u përplas nga kamioni (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook