Pas ultimatumit të Harry Kane, Bayern Munich është vënë sërish në lëvizje. Gjigandët gjerman pritet të trokasin sërish brenda kësaj jave në derën e Tottenhem, me shumë mundësi për herë të fundit, pasi të gjithë palët kërkojnë që kjo çështje të mbyllet përpara së dielës, përpara startit të sezonit të ri. Sipas dy të përditshmeve angleze, Daily Express dhe Mirror, Bayern nuk dorëzohet, por këtë herë do të paraqes ofertën e radhës zyrtare, 94,6 milionë euro, plus bonuse. “Tentativa e fundit e Bayern”, shkruan Telegraph. Klubi gjerman po bën gjithçka për t’i vendosur në dispozicion trajnerit Thomas Thucel sulmuesin që aq shumë dëshiron.
Në prag të sezonit të ri, Thucel duhet të shqetësohet jo vetëm për sulmin, por edhe për portën. Manuel Neuer jo vetëm që nuk është ende gati, por rikthimi i tij në fushë parashikohet të s’postohet edhe për 6-8 javë të tjera. Kapiteni i Bayern duhet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrje kirurgjikale pasi ndjen ende shumë dhimbje në këmbën e tij.
Sipas BILD edhe në skenarin më të mirë, nëse rikthehet në fushë pas tetë javësh, Neuer nuk do të jetë më portieri i parë pasi do ta ketë thuajse të pamundur të luajë si më parë më këmbë. Në këto kushte, Bayern është i detyruar të futet në merkato për të gjetur një zëvendësues pasi këto ditë lejuan që Sommer të largohet tek Inter. Objektivi i parë i klubit gjerman është Kepa i Chelsea-t, portier që Tuchel e njeh shumë mirë, ndërsa një opsion është edhe Bounou i Sevillas.
()