Pas debutimit në miqësoren e djeshme kundër Monzas, është koha për prezantimin zyrtar. Sulmuesi Samuel Chukwueze, foli për herë të parë përpara mediave, duke u ndalur edhe tek debutimi i tij në San Siro: “Unë kam luajtur tashmë në stadiume të mëdha. Mezi pres të dëgjoj thirrjet e tifozëve.”
Pioli- “Ai më telefonoi para se të vija këtu, më tha gjithçka që donte nga unë. Ai me të vërtetë më donte këtu dhe kjo më shtyu të vija këtu. Nëse nuk do të kisha folur me të, mund të mos kisha ardhur, por ai ishte i bindur në aftësitë e mia. Ai më shpjegoi planet e tij. Unë besoj në projektin e Piolit.
“Mezi pres që të fillojë kampionati. Duhet të mendojmë për të fituar ndeshjen e parë. Ne kemi një ekip të madh. Nuk ka rëndësi ndaj kujt luajmë, ne mund t’i mposhtim të gjithë. Nëse duam të fitojmë Scudetton, ne duhet të fitojmë kundër të gjithëve. Ne jemi gati të mposhtim këdo” – tha ai.
(