“PD po ecën mbrapsht”, Apollon Baçe: Duhet ofruar shpresë e jo të ankohemi për vjedhje të votave

Apollon Baçe, anëtar i Këshillit të Partisë Demokratike, i ftuar në rubrikën “Opinion”News24, foli për përçarjen në PD.

Baçe tha se Partia Demokratike është duke ecur mbrapsht, teksa shtoi se s’mund të ankohet duke thënë se janë vjedhur votat, por duhet të krijojë motiv dhe shpresa për shqiptarët. Sakaq tha se PD duhet të ngjallë shpresën dhe të aspirojë për të ardhur në pushtet.

“Analiza ishte kjo ‘na kanë vjedhur’ dhe këtë mund ta thuash dhe në vitin 2025. Por, çështja është se duhet një analizë se si ta evitosh këtë. Nuk është puna të merremi me ankimin se kanë vjedhur, por duhet ndërtuar një strategji.

PD për mua po ecën mbrapsht. Zgjedhjet nuk fitohen nga lloj-lloj shkaqe, por nga fryma dhe morali. Në zgjedhjet e vitit 2005, ka pasur tjetër frymë, pasi ka pasur motive dhe shpresë. Në këtë drejtim duhet të punojë PD dhe jo të ankohet se janë vjedhur votat.

Me skandalet që PS bën dita ditës, PD duhet të kishte një ekip që të hartojë një plan se si duhet reaguar. Një shahist i mirë ecën 5-6 hapa para dhe jo 1 hap para. Kur thonë ‘na kanë vjedhur’, pse i lë të të vjedhin? Një parti që nuk aspiron të vijojë në pushtet, nuk është më parti. Nëse humbim zgjedhjet e 2025, Berisha do ikë, apo jo? Çeliku që e mban partinë është ai. Sa të gjejë dhe të formojë veten është një kohë e gjatë.

Basha është duke ndihmuar palën tjetër. Për mua është njeri më kot i mundur. Kam qenë me Berishën dhe kam thënë ‘kryetar caktohesh, dhe lider lind’, pra lider është Berisha”, u shpreh Baçe.

()

Arena e Lajmit


“PD po ecën mbrapsht”, Apollon Baçe: Duhet ofruar shpresë e jo të ankohemi për vjedhje të votave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook