Sipas Mundo Deportivo, Barcelona shumë shpejt mund t’i thotë lamtumirë Franck Kessie. Mesfushori i njohur është shumë afër Al Ahli, skuadër që këtë verë nënshkroi me yje si Mahrez dhe Firmino.
Në bazë të asaj që shkruhet, javën e kaluar janë bërë hapa gjigantë në negociata. Zyrtarizimi i operacionit mund të bëhet për një shifër prej 12 milionë euro.
Kessie, në të vetmin sezon në Camp Nou, luajti 28 ndeshje, por realizoi vetëm një gol dhe dhuroi vetëm një asist. Më përpara, lojtari nga Bregu i Fildishtë ka luajtur për Cesenen, Atalantën dhe Milanin.
()