Interi ka fituar 3-4 në “Red Bull Arena”, në miqësoren e luajtur ndaj Salzburg. Austriakët bënë gjithccka vetë në 10 minutat e para, duke shënuar me Konate pas një dalje të pa menduar mirë të portierit të ri të Interit, Yan Sommer dhe duke realizuar autogol pak më vonë me Pavlovic. Zikaltërit e drejtuar nga Simone Inzaghit gjejnë forcat për të kaluar në epërsi me De Vrij në minutën e 25-të, por vetëm përkohësisht, pasi Konate vendosi ekuilibrat në të 35-tën minutën.
Spektakli nuk kishte përfunduar ende në pjesën e parë, pasi Correa vendos emrin në listën e golashënuesve. Në pjesën e dytë, Salzburg “tund rrjetën” me Baidoo.
Në fundin e takimit, Interi ia del të fitojë falë asistit të Asllanit për Sensin. Vëmendja tani është në kampionat, me Serie A që fillon pas pak ditësh.
()