Përvjetori i vrasjes së poetit Havzi Nela, Basha: Martir i lirisë, me sakrificën e tij frymëzoi qëndresën ndaj të keqes

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale ka përkujtuar figurën e poetit Havzi Nela, i cili 35 vite më parë u var në litar nga regjimi komunist.

Basha shkroi në Facebook se duke e vrarë për të bërë shembull, regjimi komunist vetëm “e përjetësoi guximin, atdhedashurinë dhe poezinë e Havzi Nelës, martirin e lirisë”.

“35 vjet më parë regjimi gjakatar vari në litar në mes të Kukësit Havzi Nelën, poetin që i këndoi lirisë. Pas 21 vitesh burg, tortura dhe internime, diktatura humbi çdo shpresë që ta mposhte shpirtin e tij kryelartë, që sfidoi dhe ngriti zërin kundër çdo krimi të saj, ndaj regjimi vendosi ta vrasë në mes të Kukësit për ta bërë shembull. Por vetëm e përjetësoi guximin, atdhedashurinë dhe poezinë e Havzi Nelës, martirin e lirisë.
Në këtë 35 vjetor përulemi dhe nderojmë poetin martir që me sakrificën e tij frymëzon në qëndresën ndaj të keqes dhe padrejtësisë, dhe me mesazhet e tij të pavdekshme ndriçon rrugëtimin e pandalshëm drejt vlerave më të larta njerëzore, për liri, për demokraci, për Zot, Atdhe dhe familje.
Lavdi përjetë Havzi Nelës”, shkroi Basha.

Arena e Lajmit


Përvjetori i vrasjes së poetit Havzi Nela, Basha: Martir i lirisë, me sakrificën e tij frymëzoi qëndresën ndaj të keqes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook