Mbrojtja “fut ujë”, zhgënjen edhe Sommer. Asllani “përshëndet” Inzaghin me një super asist. Inter gjen në Itali sulmuesin e ri

Në prag të sezonit të ri, Inter vuan shumë përballë Salzburg. Zikaltërit fitojnë 3-4 testin miqësor, por sigurisht Simone Inzaghi nuk e bën gjumin i qetë, ekipi i tij dukshëm shfaqi shumë probleme, mbi të gjitha në fazën mbrojtëse, austriakët jo vetëm i shënuan 3 gola, por humbën edhe 2 penallti. Një debutim jo pozitiv edhe për Yann Sommer, shkaktoi një penallti ndërsa kishte shumë peshë edhe në golin e parë të Salzburg, e gjitha kjo brenda 6-të minutash. Pjesa e parë ishte “zjarr”, ku u shënuan 5 gola, 2-3 për zikaltërit ku rrugën e rrjetës, përveç autogolit të Salzburg, e gjetën edhe De Vrij dhe Correa. Me fillimin e pjesës së dytë, Salburg barazoi shifrat në 3-3 ndërsa humbën edhe një tjetër 11-metërsh.

I hedhur në fushë si zëvendësues, në minutën e 70-të, Kristjan Asllani ishte protagonist në golin e fitores të realizuar nga Sensi në minutën e 90-të. Talenti kuqezi dhuroi një asist fantastik. Edhe pse test miqësor, Inzaghi edhe një herë vërtetoi se Asllani në sytë e tij është thjesht një zëvendësues. Me pak ditë në dispozicion dhe me një test të fundit përballë Egnatias, Inzaghi duhet të gjej një zgjidhje të shpejtë për të riorganizuar fazën mbrojtëse ndërsa mbetet në pritje të një sulmuesi për të zëvendësuar Edin Dzekon.

Marko
Marko

Sipas Corriere dello Sport, emri i ri në listën e Marotta-s është Marko Arnautovic, sulmuesi aktual i Bologna, por një njohje e vjetër e Interit.

()

Arena e Lajmit


Mbrojtja “fut ujë”, zhgënjen edhe Sommer. Asllani “përshëndet” Inzaghin me një super asist. Inter gjen në Itali sulmuesin e ri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook