Kanabisi në Zall Herr, ish-zv.ministri i Mbrojtjes: Skandal! Përgjegjësia, nga kryeministri te zinxhiri komandues i Forcave të Armatosura

Ish zv.ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahiu, në studion e News24 foli për ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Zall Herr ku u sekuestruar parcela me kanabis në repartin ushtarak.

Spahiu e cilësoi një skandal, duke u shpreh se në mënyrë kategorike nuk duhet të kishte ndodhur.

“Ngjarja është një skandal. Ne duhet të pranojmë që forcat speciale, nuk mund të mendohet që në një repart të tillë të kultivohet kanabis. Është përgjegjësi e plotë e shtabit të Përgjithshëm, e kanë për detyrë, forcat tokësore, detare dhe ajrore, në veçanti drejtoria logjistike, policia ushtarake që të sjellin informacion rregullisht në Ministri për situatën”, u shpreh ish-zëvendës ministri.

I ndalur tek deklarata e ushtarakëve, se nuk mund të kontrollonin të gjithë territorin, Spahiu theksoi se nuk mund të ketë asnjë justifikim dhe se detyra parësore është mbrojtja e integritetit territorial.

“Detyra elementare është të ruajnë të gjithë sipërfaqen. Mbledhje kanabisi po zbulohen çdo ditë. Dhe u zbulua edhe në një vend që konsiderohej i sigurt. Kjo nuk është meritë e autoriteteve që është zbuluar, por janë zënë në befasi. Për këtë duhet të mbahet përgjegjësi, duke filluar nga kryeministri dhe i gjithë zinxhiri komandues i forcës së armatosur.

Gjithashtu Spahiu theksoi se opozita duhet të jetë në alarm dhe se duket të ketë një koordinim dhe bashkëpunim në situata të tilla.

“Këto ndoshta mund t’i legalizojnë të gjitha dhe të mbillen ne reparte kanabis, dhe kjo do të dëmtonte edhe integritetin e vendit. Nuk mund  të kthehet në një përsëritje ky fenomen, kjo besoj duhet të tronditë mazhorancën, por edhe opozitën për të  reaguar”, shtoi ndër të tjera Spahiu.

()

Arena e Lajmit


Kanabisi në Zall Herr, ish-zv.ministri i Mbrojtjes: Skandal! Përgjegjësia, nga kryeministri te zinxhiri komandues i Forcave të Armatosura

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook