Aktorja e njohur Olta Gixhari dhe këngëtari Luiz Ejlli ishin ndër konkurentët më të përfolur të “Big Brother Vip”, teksa gjatë qëndrimit në këtë reality show dyshja u shndërruan në ‘armiq’ të betuar.
Mirëpo pas daljes nga spektakli dy ish-banorët u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin, pasi ata janë protagonistët kryesorë të filmit “Në kuadër të dashurisë”.
Së fundmi Olta ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në ‘Instagram’, ku një ndër ta e ka pyetur aktoren se a ka një miqësi me Luizin. Olta ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjes duke postuar një foto me këngëtari, duke iu deklaruar se ‘JO’.
Mesa duket ish-banorët nuk shkojnë aq mirë me njëri-tjetrin dhe këtë gjë e ka treguar më së miri vetë aktorja.