Berisha bën akuzën e fortë: Po tentohet të mbyllen hetimet për aferën e inceneratorëve

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se po bëhen përpjekje për të mbyllur hetimet për aferën e inceneratorëve, që i quajti “qesharake e të rrezikshme”.

Berisha, në një konferencë për mediat, shtoi se “Rama është në mënyrë më të padiskutueshme ligjërisht e penalisht përgjegjësi kryesor i kësaj afere”.

“Jam sot këtu para jush për të informuar shqiptarët se përpjekja për të mbyllur hetimet për vjedhjen e shekullit me 3 persona në arrati, Arben Ahmetaj, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, është një përpjekjet më antiligjore, më qesharake dhe më të rrezikshme. Dhe kjo në fakt siç e shikoni, propaganda, por jo vetëm ajo, këtu e ka qëllimin madhor. Përveç këtyre ishte edhe asambleja anti-Damian, edhe ajo është pjesë e hetimit strikt partiak se u bë me dyer të mbyllura, u mblodh një asamble për ti thënë popullit se unë e shkarkova Damian Gjiknurin. E vërteta është se njëherë dhe 100 herë, po ta analizosh dhe studiosh këtë rast, në këtë aspekt kam një privilegj të veçantë se jam ish-kryeministër dhe duke qenë se afera e djegësve buron e tëra nga Këshilli i Ministrave, dua të shprehem këtu se Edi Rama është ligjërisht dhe penalisht, përgjegjësi më kryesor i kësaj afere.”, tha Berisha.

()

Arena e Lajmit


Berisha bën akuzën e fortë: Po tentohet të mbyllen hetimet për aferën e inceneratorëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook