E bujshme, kreu vizitat mjekësore me Interin, transferimi i mesfushorit mund të dështojë

Pavarësisht testeve mjekësore që kaloi dje në Milano, transferimi i Lazar Samardzic te Interi është në rrezik të madh. Mesfushori i njohur ka ndryshuar agjent dhe ia ka besuar këtë pozicion babait të tij.

Ky i fundit dëshiron të modifikojë disa detaje kontraktuale të marrëveshjes së arritur tashmë me klubin zikaltër, çka nuk i ka pëlqyer nënkampionëve të Italisë.

Në këto kushte, klubi nga Milano ka vendosur t’i japë lojtarit disa ditë reflektimi, gjë që mund të bëjë që transferimi të dështojë. Interi ka siguruar deri tani afrimet e Sommer, Audero, Frattesi, Cuadrado dhe Thuram.

()

Arena e Lajmit


E bujshme, kreu vizitat mjekësore me Interin, transferimi i mesfushorit mund të dështojë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook