FOTO/ “Sezon i ri, Haaland i vjetër”, mediat jehonë “biondit”, por “bomberi” i Guardiola nuk feston: Nuk mendoj për golat e mi

Sezon i ri, histori e vjetër. Haaland shënon, Man.City fiton. Premier League ngriti siparin e sezonit të ri, por me protagonistë të vjetër. “Qytetarët” e Pep Guardiola-s nuk falin në start, thyejnë pastër 0-3 Burnley në transfertë duke konfirmuar menjëherë se janë ata kampionët në fuqi, janë ata ekipi për tu mundur. “Bisha” Haaland zbriti në fushë me të njëjtën uri, realizoi një “dopietë” në pjesën e parë. Në topin e parë që i erdhi në këmbë, në prekjen e parë në minutën e 4-ët, Haaland gjeti rrugën e rrjetës. Kjo transfertë u zbeh pak për City teksa De Bruyne u largua nga fusha në minutën 23-të pas një problemi muskulor: “Do mungojë për pak kohë”, u shpreh Guardiola.

Në të 36-të ishte sërish Haaland, këtë herë me një finalizim plot klas dërgoi topin në trekëndësh duke shënuar golin e dytë për Man.City. Ekipi i Guardiola-s kishte kontrollin total të lojës dhe në minutën e 75-të ishte Rodri që realizoi edhe golin e tretë.

Start Sport
Start Sport

“Sezoni i ri, por Haaland i vjetër”, shkruan Star Sport në faqen e parë. Në përfundim të sfidës, Haaland u shfaq i ftohtë, nuk shfaqi emocione të mëdha për “dopietën” e tij, por iu gëzua suksesit të ekipit:

366362545 854647202691783 792668121680053605 N
366362545 854647202691783 792668121680053605 N

“Ishte e rëndësishme ta nisnim në këtë mënyrë, është fantastike ta nisësh me tre pikë. Nuk mendoj shumë për rekordet e mia, për golat, është më e rëndësishme të luajmë mirë si ekip, të arrijmë atë që arritëm sezonin e shkuar. “Tripleta” këtë sezon është më e vështirë, por ne do të përpiqemi të mbrojmë çdo titull që është i mundur”, u shpreh Haaland.

()

Arena e Lajmit


FOTO/ “Sezon i ri, Haaland i vjetër”, mediat jehonë “biondit”, por “bomberi” i Guardiola nuk feston: Nuk mendoj për golat e mi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook