Dita Ndërkombëtare e Rinisë, Balla fton të rinjtë të bëhen pjesë e Policisë: Keni mundësinë të zhvilloheni profesionalisht dhe personalisht

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë ka ripërsëritur ftesën për të rinjtë dhe të rejat që të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla deklaron se sfida për ta rinuar policinë e shtetit është e hapur.

Sipas Ballës, duke u bërë oficer policie të rinjtë kanë mundësinë të zhvillohen profesionalisht dhe personalisht si dhe të bëjnë diferencë pozitive në komunitet.

Postimi i plotë i ministrit Balla:
🇦🇱🇪🇺 Sfida për ta rinuar policinë e shtetit është e hapur. Prandaj sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë dëshiroj të ripërsëris ftesën time për të rinjtë dhe të rejat që kanë dëshirë të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit👩‍✈️👨‍✈️👏

Duke u bërë oficer policie ju keni mundësinë të zhvilloheni profesionalisht dhe personalisht si dhe të bëni diferencë pozitive në komunitetin tuaj. Ju do të mbroni rendin publik, parandaloni dhe hetoni krimin. Është një detyrë e rëndësishme publike, shumë sfiduese, e cila ju jep mundësinë të shikoni impaktin direkt të punës tuaj.

Arena e Lajmit


Dita Ndërkombëtare e Rinisë, Balla fton të rinjtë të bëhen pjesë e Policisë: Keni mundësinë të zhvilloheni profesionalisht dhe personalisht

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook