Sot u luajtën ndeshjet e radhës për fazën çerekfinale të Botërorit të Femrave. Koha e rregullt mes Australisë dhe Francës nuk prodhoi fitues, teksa sfida përfundoi 0-0. Vajzat australiane u kualifikuan në gjysmëfinale pas penalltive, me numrin e 11-metërshave të ekzekutuar që shkoi në shifrën e 20 të tilla-ve.
Anglia triumfoi 2-1 ndaj Kolumbisë. Britaniket e panë veten në disavantazh pas golit të Santos, por përmbysën llogaritë me Hemp dhe Russo.
Kështu, sa i takon gjysmëfinaleve, tashmë janë përcaktuar. Australia mat forcat me Anglinë, sakaq Spanja do provojë të mundë Suedinë.
Ndeshjet gjysmëfinale:
Australi – Angli
Spanjë – Suedi
()