U zu me fqinjën për gardhin që ndante dy banesat, zbardhet konflikti që çoi në pezullimin e efektivit të policisë në Kuçovë

Dritan Toska, është efektivi i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Berat, i cili u pezullua nga detyra. Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila ka vendosur pezullimin e tij nga detyra pas denoncimit që është bërë pasditen e djeshme në Komisariatin e Policisë Kuçovë nga një shtetase, që ka kallëzuar efektivin se e ka goditur.

Mësohet se efektivi Dritan Toska, me banim në Kuçovë, është përfshirë në një konflikt, fillimisht verbal me komshinjtë e tij ku ‘mollë sherri’ është bërë një “gardh ndarës” mes dy familjeve.

Fillimisht konflikti ka nisur me të shara dhe ofendime dhe më pas efektivi ka qëlluar me pëllëmbëfqinjën e tij, e cila pretendon se në një moment ka dashur të nxjerrë edhe armën. Edhe pse efektivi Dritan Toska nuk ka qenë në shërbim kur ndodhi konflikti, me përfshirjen e tij në konflikt si dhe me goditjen e gruas që e denoncoi, ka thyer rëndë Kodin Etik të Policisë së Shtetit. Materialet hetimore në ngarkim të Toskës në lidhje me ngjarjen i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

()

Arena e Lajmit


U zu me fqinjën për gardhin që ndante dy banesat, zbardhet konflikti që çoi në pezullimin e efektivit të policisë në Kuçovë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook