ZYRTARE/ “Tërmet” në Itali, Roberto Mancini largohet nga përfaqësuesja “azzurre”, jep dorëheqje të parevokueshme

Në këto ditë të nxehta gushti, futbolli italian prodhon një lajm të papritur. Në mënyrë befasuese, Roberto Mancini largohet nga stoli i përfaqësues “azurre”. Me anë të një deklarate për mediat, FIGC bëri me dije se Mancini paraqiti mbrëmjen së shtunës dorëheqjen e tij me efekt të menjëhershëm, vendim që u pranua nga drejtuesit e Federatës. Ky lajm kapi të përgatitur të gjithë ambientin italian, pasi ky vendim vjen pak përpara dy sfidave kualifikuese në “Euro2024”, kundër Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës.

Italy
Italy

Mbyllet në këtë mënyrë një cikël me ulje ngritje, nga viti 2018 kur mori drejtimin e Italisë deri në 2023, 5 vite në krye të përfaqësueses italiane, një aventurë që arriti kulmin në 2020 duke u shpallur kampion Evrope brenda në Wembley. Pika më e ulët e kësaj rrugëtimi ishte mos prezenca në Botërorin e Katar. Menjëherë ka nisur dhe “gjuetia” e mediave italiane për të gjetur pasuesin e tij në krye të Italisë.

Conte
Conte

Për momentin dy janë kandidatët më të fortë, Luciano Spalletti, ish trajnerit i Napolit, i papunë, dhe Antonio Conte, ish trajneri i Italisë, i pa punë fill pas largimin nga Tottenham.

()

Arena e Lajmit


ZYRTARE/ “Tërmet” në Itali, Roberto Mancini largohet nga përfaqësuesja “azzurre”, jep dorëheqje të parevokueshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook