Vlorë/Informacione paraprake
Më datë 13.08.2023, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, ka dalë nga rruga (është përmbysur) një automjet tip “Volskwagen”.
Në vendin e ngjarjes nuk janë konstatuar persona dhe nga verifikimet paraprake të kryera, rezulton se automjeti është në pronësi të shtetasit L. R., banues në Fier, dhe dyshohet se është marrë me qira nga një shtetase.
Po nga verifikimet paraprake të kryera, dyshohet se automjeti drejtohej nga një shtetase e cila është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të rastit, së bashku me një shtetase tjetër, pasagjere në automjet.
Në lidhje me këtë rast, deri tani, nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore asnjë person i dëmtuar.
—-
Në aksin rrugor Vlorë-Fier, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në lëvizje dhe është djegur automjeti tip “Range Rover”, në pronësi të shtetasit I. C., banues në Tiranë.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të rasteve të mësipërme.