Giorgia Meloni mbërrin në Vlorë, Rama pret në port homologen italiane (VIDEO)

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbërritur në Portin e Vlorës. Meloni është pritur nga kryeministri Edi Rama. Meloni për të vizituar Shqipërisë u nis nga Brindisi me një traget të linjës.

Ndërkohë në kuadër të vizitës së homologes italiane në Portin e Vlorës ka shtim të masave të sigurisë.


Siç shihet edhe nga pamjet, ka shtim të numrit të efektivëve, gjithashtu në gatishmëri është edhe një ambulancë.

Ditët e fundit mediat italiane kanë treguar interes të lartë për mendimin e Kryeministrit Edi Rama në lidhje me Kryeministrin e Italisë, Giorgia Meloni, sipas të cilit ajo është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti.

Në intervistën për gazetën e përditshme italiane “Libero”, sërish Rama përcolli vlerësimin e tij dhe surprizën përballë të cilës u gjendën dhe vetë liderët europianë.

()

Arena e Lajmit


Giorgia Meloni mbërrin në Vlorë, Rama pret në port homologen italiane (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook