“Nuk ka vend për të dy në ekip”/ Zbulohet “prapaskena” te PSG-ja, si Mbape kërkoi largimin e Nejmarit nga klubi

Nejmar do të largohet në drejtim të Arabisë Saudite teksa pritet të bashkohet së shpejti me skuadrën e Al Hilalit pasi palët kanë arritur akordin mes tyre.

“L’Equipe” raporton se braziliani u informua nga drejtuesit e klubit se nuk është më i dëshiruar dhe se shkaku ka qenë shoku i tij i skuadrës, Kilian Mbape.

Një media braziliane më pas e ka shpërndarë në profilin e saj teksa shkruan se ylli francez kërkoi largimin e sulmuesit brazilian. Ky i fundit ka pëlqyer postimin duke nxitur spekulimet që ky lajm është i vërtetë.

“Verën e kaluar, Kilian Mbape ia bëri të qartë drejtuesve të PSG-së se nuk ka vend për të dhe Nejmar në të njëjtën skuadër”,- thuhet në postim./ Panoramasport

Arena e Lajmit


“Nuk ka vend për të dy në ekip”/ Zbulohet “prapaskena” te PSG-ja, si Mbape kërkoi largimin e Nejmarit nga klubi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook