Zbardhet identiteti i 5 personave të arrestuar nga policia e Tiranës, si pjesë e një rrjeti që furnizonte me drogë, ekstazi, lokale në kryeqytet.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për se mes 5 personave të arrestuar pasi u kapën me 10 mijë doza ekstazi është dhe një vajzë. Konkretisht pas hekurave ranë; Mithat Ramadani; Besnik Mujeci; Kalem Picari; Ambra Myftari si dhe Daniel Avdija.
Raportohet se grupi operonte në zonën e Myslym Shyrit, ish-Bllokut dhe nëpër disa lokale në Tiranë. Siç shihet nga fotot, ekstazitë ishin me logo të firmës së njohur të Louis Vuitton.
()