Operacion ndërkombëtar antidrogë/ Guardia di Finanza, DEA amerikane dhe policia shqiptare godasin një grup kriminal në Kurbin, 10 të shoqëruar (Detajet)

Një operacion ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar na policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe DEA-n amerikane.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “” se gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, Kurbin teksa shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë. Gjatë operacionit janë bllokuar 4 gomone si dhe janë shoqëruar 10 persona.

Mësohet se trafikantët i kanë vënë flakën një veliere kur janë afruar forcat e policisë, në të cilën kanë qenë dhe pakot me drogë.

Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për “” pamje nga operacioni i përbashkët antidrogë, teksa nga policia nuk ka ende informacion zyrtar.

Arena e Lajmit


Operacion ndërkombëtar antidrogë/ Guardia di Finanza, DEA amerikane dhe policia shqiptare godasin një grup kriminal në Kurbin, 10 të shoqëruar (Detajet)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook