Deklarata e Ramës për Belerin, Vasili: Drejtësia e rrufeshme ndaj kryebashkiakut dhe breshka për inceneratorët, drejtësi me regji

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama sa i takon protestës për çështjen Beleri që u mbajt dy ditë më parë në Himarë.

Në një reagim në ‘Facebook’ Vasili theksoi se drejtësia e rrufeshme ndaj Belerit dhe breshkë për inceneratorët është drejtësi me regji.

REAGIMI I VASILIT
Drejtesia e rrufeshme ndaj Belerit dhe breshkë per inceneratoret eshte drejtesi me regji!
Kur Edi Rama flet per drejtesine dhe zbatimin e ligjit per Belerin e Himares te gjithe qeshin hidhur dhe vene duart ne koke.
Për cilën drejtësi është fjala, çfarë pamje ka ajo, ç’raport me ligjin ka ndërtuar?
Drejtësia për fat të keq të shqiptarëve ka pamjen një fasade të pikturuar me bojërat e qeverisë.
drejtësia ka formën e një megafoni te propagandës politike dhe mediatike te qeverise ku pa u stepur perdor edhe tezat e qeverise ne komunikimin publik.
Drejtesia raportin nuk e nderton me ligjin , por me interesin e dites te qeverise dhe pandeshkueshmerise se korrupsionit te saj.
Sepse drejtesia e rrufeshme dhe me deshmitare te sajuar ndaj Belerit eshte e ndryshme si nata me diten me shpejtesine e breshkes per inceneratoret.
Për inceneratorët dokumentet, provat dhe faktet janë pa fund.
Por autoret Rama dhe Veliaj e te tjerë janë aty të paprekur dhe bile kulmi arrin kur flasin për drejtesinë.
A e beson dot njeri këtë drejtësi, qe nuk leviz gishtin perpara një vjedhje shtetërore monstruoze prej qindra milion euro me inceneratorët dhe zvarritet me ngadalë se breshka, qe fajtoret te vazhdojnë të vjedhin zgjedhje me paratë e tyre dhe te paguajnë mbylljen e gojës së mafiozëve që e mbështesin.
Shpejtësia e rrufeshme ndaj rastit Beleri është një mbështetje për korrupsionin qeveritar monstruoz me pronat ne bregdet me investitorët strategjike atje dhe më pastrimin e qindra milionë euro.
Kjo do te thotë qe nga drejtesi qe duhet te luftoje korrupsionin kthehet ne nje drejtesi qe me mosveprimet e saj lubrifikon instrumentat e korrupsionit te çfrenuar te qeverise.
Akoma me qesharake deri ne dhimbje jane ata medemek analiste qe flasin per respektimin e drejtesise fake per rastin Beleri dhe mbyllin goje per turp kur vjen fjala per inceneratoret e plehrave.
Perfundimisht kontrasti mes shpejtesise se rrufeshme te rastit Beleri dhe shpejtesise se breshkes ne rastin e inceneratoreve eshte prova asgjesuese e nje drejtesie me regji.

Arena e Lajmit


Deklarata e Ramës për Belerin, Vasili: Drejtësia e rrufeshme ndaj kryebashkiakut dhe breshka për inceneratorët, drejtësi me regji

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook