Megaoperacioni/ Baza e rrjetit të drogës një kompleks në Fushë-Kuqe në pronësi të një të dënuari për heroinë, ish-policit iu gjetën 10 mln lekë

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me operacionin ndërkombëtar të antidrogës, ku Guardia di Finanza, DEA amerikane dhe policia shqiptare goditën një grup kriminal, që bazën e trafikut e kishte në Fushë-Kuqe.

Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live për News24 tregoi detaje rreth këtij aksioni për të cilin deri tani janë arrestuar 6 persona, mes tyre dhe ish-efektivi i policisë, Ardit Ismailuka. Mësohet se këtij të fundit i janë gjetur cash 10 milionë lekë. Ndërkohë, zëvendësdrejtori i policisë refuzoi në daljen publike që të sqaronte nëse ish-polici ka lidhje me këtë grup kriminal.

Gazetarja Lala tha mes të tjerash se trafikantët dje pasi vunë re se ishin pikasur nga policia, i vunë flakën verlierës. Ndërkaq, dje dhe sot është ushtruar kontroll në një kompleks luksoz në Fushë-Kuqe, ku mendohet se ka qenë dhe baza e këtij rrjeti kriminal, që thuhet se i përket një personi të dënuar dhe të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik heroine. Disa prej të arrestuarve kanë refuzuar që të japin shpjegime, pavarësisht tentativës së oficerëve.

()

Arena e Lajmit


Megaoperacioni/ Baza e rrjetit të drogës një kompleks në Fushë-Kuqe në pronësi të një të dënuari për heroinë, ish-policit iu gjetën 10 mln lekë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook