Arabia Saudite vendos diktatin, 8 futbollistë më të paguar në “top-10”-n e renditjes botërore

Gazeta franceze “Le Parisien” ka hartuar një listë të 10 futbollistëve më të paguar në botë. Befasues, madje edhe shqetësuese për kontinentin tonë, është fakti se 8 nga ata që kanë pagat më të larta aktualisht në këtë sport luajnë në Arabinë Saudite.

Vetëm një ka mbetur ende në Europë, pikërisht Kylian Mbappe, pjesë e PSG-së. Një tjetër ka kaluar oqeanin dhe tashmë luan tek Inter Miami. Padyshim që në këtë listë nuk mund të mungonin Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Megjithatë, CR7 dhe Karim Benzema “peshojnë” shumë më tepër se “Pleshti”.

Për më tepër, argjentinasi nuk është as në “top 5” e kësaj liste, ku përfshihen vetëm dy lojtarë të Amerikës së Jugut: Lionel Messi dhe braziliani Neymar.

Top-10 më të paguarit

Futbollisti Ekipi Fitimi në sezon
Cristiano Ronaldo Al Nassr 200 milionë €
Benzema Al Ittihad 200 milionë €
Neymar Al Hilal 100 milionë €
Kanté Al Ittihad 100 milionë €
Mbappé PSG 70 milionë €
Messi Inter Miami 45 milionë €
Mané Al Nassr 40 milionë €
Henderson Al Ettifaq 40 milionë €
Mahrez Al Ahli 35 milionë €
Koulibaly Al Hilal 30 milionë €

()

Arena e Lajmit


Arabia Saudite vendos diktatin, 8 futbollistë më të paguar në “top-10”-n e renditjes botërore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook