Protesta e Himarës, Lubonja: Greqia partnere në instalimin e regjimit autoritar në Tiranë. Pse tani ngre zërin për Belerin?

Analisti Fatos Lubonja i ka kushtuar një shkrim rastit të arrestimit të Fredi Belerit nga autoritetet shqiptare, i cili është publikuar edhe në shtypin grek, teksa ndër rreshta shprehet se Komisioni Evropian e ka trajtuar reformën në drejtësi në Shqipëri si një histori suksesi, në të njëjtën kohë kur në Poloni ka reaguar ashpër.

Ai shprehet se shumë shqiptarë janë duke e vuajtur në kurriz drejtësinë e re për pasojë dhe se kështu ngrejnë pyetjen se si ka mundësi që perëndimorët sillen me ne kundër parimeve e vlerave të tyre themelore të shtetit të së drejtës.

Lubonja ngre po ashtu pikëpyetjen se pse Greqia si një shtet anëtar i vjetër i BE-së ka “ngritur zërin” vetëm pas rastit të Belerit lidhur me mungesën e shteti të së drejtës në Shqipëri, “ndërkohë që deri më sot është bërë partnere së bashku me vende të tjera Perëndimore në instalimin e një regjimi autoritar nga i cili nuk vuan vetëm minoriteti grek por edhe krejt shqiptarët”.

Shkrimi i plotë:

Ish gjykatësi shqiptar i Strasburgut Ledi Bianku duke ballafaquar reformën në drejtësi në Poloni me reformën në drejtësi në Shqipëri ka venë në dukje standartet e dyfishta të Komisionit Evropian lidhur me këto dy reforma. Kjo sepse ndërsa qëllimi dhe efekti i të dyjave është i njëjtë: kapja e drejtësisë nga ekzekutivi, paradoksalisht, ndaj asaj polake Komisioni ka reaguar me kritika të forta, (së fundi BE i ka vënë edhe sanksione Polonisë), kurse shqiptaren e ka trajtuar dhe vazhdon ta trajtojë si një histori suksesi duke promovuar iniciuesin e saj kryeministrin Rama.

Shumë shqiptarë duke e vuajtur në kurriz drejtësinë e re shqiptare shtrojnë pyetjen: si ka mundësi që perëndimorët sillen me ne kundër parimeve e vlerave të tyre themelore të shtetit të së drejtës? Është një pyetje që mund t’i ngrihet fare mirë edhe shtetit Grek si antar i vjetër i BE-së, veçanërisht pas arrestimit në Himarë dy tre ditë para zgjedhjeve të kandidatit të minoritetit grek Beleri një shembull flagrant ky – si nga procedurat që janë ndjekur edhe mungesa e fakteve – i përdorimit  të drejtësisë nga ekzekutivi për të eliminuar kundërshtarët politikë.

Pyetja që ngrihet për shtetin grek është: pse Greqia që si shtet fqinj me Shqipërinë duhet të jetë shumë më e informuar ka pritur rastin Bejleri për të ngritur zërin lidhur me mungesën e shteti të së drejtës në Shqipëri ndërkohë që deri më sot është bërë partnere sëbashku me vende të tjera Perëndimore në instalimin e një regjimi autoritar nga i cili nuk vuan vetëm minoriteti grek por edhe krejt shqiptarët?

 

Arena e Lajmit


Protesta e Himarës, Lubonja: Greqia partnere në instalimin e regjimit autoritar në Tiranë. Pse tani ngre zërin për Belerin?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook