Scott Carson ka fituar trofeun e tij të pestë që kur u transferua te Manchester City. Portieri veteran iu bashkua City-t, fillimisht në formë huazimi, në vitin 2019. Carson, 37 vjeç, ka luajtur vetëm 107 minuta futboll të ekipit të parë për skuadrën e Pep Guardiola-s.
Në këtë kohë ai ka ka koleksionuar dy medalje si fitues i Premier League, një FA Cup dhe një Champions League. Dhe të mërkurën në mbrëmje ai shtoi një Superkupë në koleksionin e tij, duke regjistruar një ecuri prej një trofeu të fituar pothuajse çdo 21 minuta.
Carson ka qenë në stol në fitoren e City-t ndaj Sevilla-s 5-4 me penallti pas barazimit 1-1 gjatë kohës së rregullt në Greqi. Portieri, i cili është portieri i tretë i ekipit pas Ederson dhe Stefan Ortega, u pa duke festuar me shokët e skuadrës.
Çuditërisht, Carson ka fituar Champions League me dy klube të ndryshme. Në vitin 2005 ai ishte portieri rezervë i Liverpool-it gjatë rrugës për në Stamboll. Megjithatë, ai luajti në një ndeshje të fitores çerekfinale të Të Kuqve ndaj Juventus-it atë vit.
Duke fituar kompeticionin me Manchester City në fillim të këtij sezoni, Carson barazoi rekordin mahnitës të Paulo Maldini-t të 18 viteve diferencë mes triumfeve në Champions League.
Carson ka bërë vetëm dy paraqitje për Manchester City. Ai luajti 90 minutat e plota në fitoren 4-3 ndaj Neëcastle në maj 2021. Veterani më pas u aktivizua për 17 minutat e fundit të ndeshjes së dytë të ndeshjes së 1/8-ave të Champions League të City-t me Sporting-un në mars 2022.
()