Inter tenton supergoditjen në merkato, kërkon kampionin e botës

Do të jenë orë të zjarrta tek Inter-i për të mbyllur një goditje të re në mbrojtje. Zikaltrit janë gjithmonë shumë aktivë për të arritur në profile interesante për të përforcuar skuadrën në dispozicion të Simone Inzaghit.

Ditë vendimtare për të mbyllur kështu operacionin e bujshëm, duke pritur konkurrencën e dendur nga emrat e mëdhenj të Europës. Siç zbulohet nga edicioni i sotëm i Il Corriere dello Sport, Inter-i vazhdon të mendojë për një përforcim të ri cilësor për të forcuar mbrojtjen.

Në shënjestër është vënë francezi i Bayern Munich, Benjamin Pavard, i cili ka një përvojë të madhe ndërkombëtare dhe është ende shumë i ri duke pasur parasysh 27 vitet e tij. Formula e transferimit mund të bazohet në një huazim me detyrim për të blerë, por fillimisht ai do të duhej të rinovojë me klubin bavarez.

Për momentin kontrata e tij me Bayernin skadon në 2024. Inter do të përpiqet të mbyllë një tjetër super operacion. Pas dështimit me Samardzic, milanezët synojnë të mbajnë Stefano Sensi në skuadër pa e dërguar atë në huazim. Në këtë mënyrë, thesari i vogël do të shpenzohet për të përforcuar mbrojtjen.

Pavard është një profil i mrekullueshëm për skuadrën e zikaltërve që duan të vazhdojnë të synojnë gjithnjë e më lart duke u rikthyer në luftën për titull në muajt e ardhshëm. Francezi mund të luajë si qendërmbrojtës me tre lojtarë dhe si mbrojtës krahu: vitet e fundit, ai ka fituar gjithashtu një Kupë Bote dhe një Nations League me Francën.

()

Arena e Lajmit


Inter tenton supergoditjen në merkato, kërkon kampionin e botës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook