Dy yjet e La Liga-s kërkojnë largimin nga skuadrat e tyre, a do të ketë shkëmbim mes Joao Felix dhe Ansu Fati?

Joao Felix dhe Atletico Madrid janë prag të ndarjes. Talenti portugez, pas një huazimi zhgënjyes te Chelsea, u rikthye në Madrid nën urdhrat e Diego Simeone-s, por është jashtë planeve të trajnerit dhe me një dëshirë të madhe për t’u larguar nga Colchoneros.

Sipas mediave spanjolle, përfaqësesit e Joao Felix po planifikojnë të ndërpresin kontratën e tij me Atletico Madrid. Lojtari i datëlindjes 99-të, i cili u transferua në Madrid për 120 milionë euro nga Benfica në vitin 2019-të, nuk ka arritur të gjejë kurrë vendin e tij në skemat e Simeone-s dhe tani dëshiron të largohet me çdo kusht nga Atletico.

Futbollisti u ofendua nga tifozët në ndeshjen e fundit të luajtur nga Atletico kundër Granada-s, duke i shtyrë menaxherët e tij të kërkojnë prishjen e kontratës. Flitet se ai kërkon të kalojë te Barcelona, me trajnerin Xavi që mësohet të ketë dhënë miratimin e tij.

Kjo edhe për faktin se Ansu Fati ka kërkuar largimin nga Barcelona, madje disa media raportojnë se sulmuesi spanjoll mund të kalojë në radhët e Atletico Madrid. Aludohet se mund të ketë edhe një shkëmbim mes sulmuesve, por për momentin asnjë gjë nuk ka zyrtare mes dy klubeve, që për hir të së vërtetës, kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën me shitje-blerje, siç ka qenë rasti i Griezmann apo Luis Suarez.

()

Arena e Lajmit


Dy yjet e La Liga-s kërkojnë largimin nga skuadrat e tyre, a do të ketë shkëmbim mes Joao Felix dhe Ansu Fati?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook