Vrasja e tifozit grek/ I gjakosur pas frigoriferit të supermarketit, ja momentet e fundit të 29-vjeçarit që u godit me thikë, dalin pamjet

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Greqi, ku mbeti i vdekur tifozi 29-vjeçar i AEK-ut, Michalis Katsouri, i cili humbi jetën pasi u godit me thikë nga disa tifozë kroatë.

Një video e publikuar në rrjetet sociale, tregon momentet e fundit të jetës së tij, ku viktima shihet duke vrapuar drejt një supermarketi në një ndër rrugët në Filadelfia, pas goditjes me thikë.

Sipas mediave të huaja, ai ishte i veshur me një bluze blu, pantallona të shkurtra, me një kapuç ku i mbulohet fytyra, doreza dhe në dorën e majtë shihet duke mbajtur një skafandë motori.

29-vjeçari i gjakosur shihet duke u ulur pas një frigoriferi akulloresh, teksa pronarët e supermarketit mbetën të shtangur nga veprimi i tij. Sipas raportimit të policisë, 29-vjeçari është futur në supermarket vetëm për t’u fshehur.

Në video shihet edhe një grua së bashku me një burrë ku i japin Michalis, i cili nuk mund të mbajë as kokën lart, një letër për t’u fshirë teksa gjakderdhja e tij po vazhdonte.

Ata u përpoqën për t’i dhënë ujë 29-vjeçarit, teksa në të njëjtën kohë përpiqeshin të informonin dikë për situatën e ndodhur. Në një moment në video shihet se ai tenton të ngrihet në këmbë, por ai nuk kishte mjaftueshëm fuqi për tu ngritur dhe më pas bie sërish në tokë. Sipas informacioneve, në minutat në vijim Mihalis ka humbur edhe më shumë forcën nga gjakderdhja që i shkaktoi goditjen fatale në arterien brachiale, ku për fatin e keq, kjo gjë shkaktoi vdekjen e tij.

 

Arena e Lajmit


Vrasja e tifozit grek/ I gjakosur pas frigoriferit të supermarketit, ja momentet e fundit të 29-vjeçarit që u godit me thikë, dalin pamjet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook