Ballkani rishkruan historinë në Evropë. Kampionët e Kosovës, të drejtuar nga Ilir Daja, shkojnë për herë të dytë radhazi në play-off të Conference League, duke kërkuar për të dytin sezonet grupet e këtij kompeticioni.
Pasi fituan 2-0 në Prishtinë ndaj Lincoln të Gjibraltarit, ekipi Suhareka fitoi edhe në kthim, kësaj here 1-3, duke u kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm, 5-1.
Pjesa e parë nuk prodhoi gola, pavarësisht lojës së mirë të miqve nga Kosova. Me fillimin e së dytës, ishte Meriton Korenica që realizoi në minutën e 48-të të ndeshjes, duke cliruar ekipin e tij
🅶🅾🅰🅻! | Meriton Korenica, Lincoln Red Imps 0-1 KF Ballkani
📺 Watch on website: https://t.co/jjJUEsGgsP
💰 Bet It All 200€ Welcome Bonus – https://t.co/LyVf6hJlvP pic.twitter.com/pHA9iEjS62
— Francesca Liboudi (@FLiboudi80256) August 17, 2023
Në minutën e 64-të, Edvin Kuc dyfishoi epërsinë. Por, dy minuta më vonë, Juanmpe e ngushtoi rezultatin në 1-2, me vendasit që nuk arritën të bënin më shumë, teksa në sekondat e fundit Ballkani shënoi edhe golin e tretë me anë të Zybës. Për pasojë, Ballkani vijon rrugëtimin në Evropë, teksa do të përballet me humbësin e sfidës së Europa League, Sherif Tiraspol-BATE Borisov.
()