Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Kuçovës, teksa dyshohet se një 41-vjeçar është plagosur me thikë dhe më pas është transportuar drejt spitalit.
Mësohet se shërbimet e policisë grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Sakaq, janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit/ve.
Njoftimi i policisë:
Kuçovë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:20, në qytetin e Kuçovës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur me mjet të mprehtë (thikë), shtetasi E.B., 41 vjeç, banues në Kuçovë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen dhe po kqyren kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.